ATHINË, 24 dhjetor /ATSH-ANA/ – SYRIZA është parti e madhe, e hapur dhe e larmishme, me unitet politik dhe operacione demokratike dhe qëllimi ynë është të bëhemi shtylla kurrizore e frontit të madh përparimtar, deklaroi kryetari i saj, ish-kryeministri Aleksis Cipras.
”Demokracia e re’ nuk do t’i sjellë dobi vendit dhe shoqërisë, por gjithashtu do të na kthejë në të kaluarën”, theksoi Cipras për partinë në pushtet.
Ai përsëriti se vendit i duhet një qeveri përparimtare dhe se SYRIZA “duhet të hartojë programe dhe të jetë e përgatitur për një betejë efektive për një fitore të përtërirë të përparimit kundër konservatorizmit në zgjedhjet e ardhshme kombëtare”.
”Programi i politikave të partisë duhet të përfundojë së shpejti pasi numri i anëtarësimeve të reja është rritur”, theksoi ai./ /os/ a.jor.












