Ballina Aktualitet

Festat e fundivitit, dhuratë e veçantë për shefen e ONM-së në Tiranë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka dhuruar të dielën një dhuratë të veçantë për festat e fundivitit zonjës Genoveva Ruiz Calavera, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe zonjës Michela Matuella, shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Dhurata, spila të punuara me dorë, u realizuan nga gratë që ndodhen në Institucionin e vuajtjes së dënimit penal dhe ministrja e Drejtësisë ia dhuroj dy zonjave që janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në vendin tonë sa i takon procesit të integrimit në BE dhe Reformës në Drejtësi

“Një dhuratë të veçantë për festat e fundvitit për Znj. Ruiz Calavera dhe Znj. Matuella, spila të punuara me dorë nga gratë që ndodhen në burgje. Krijimtaria bashkon përtej diferencës së rrethanave, “madeinprison.al””-, njoftoi ministrja Etilda Gjonaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Faji për kafen e derdhur? I kompanisë… ajrore!
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel politikania e dytë më jetëgjatë gjermane