Ballina Bota

AFGANISTAN – Ghani rizgjidhet president

KABUL, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Rezultatet paraprake të shumëpritura dhe të vonuara të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan u bënë të ditura sot dhe, sipas Komisionit të Pavarur Zgjedhor të vendit, presidenti në detyrë Ashraf Ghani siguroi minimumin e kërkuar prej 50% plus një votë në raundin e parë të zhvilluar më 28 shtator.

Hava Alam Nuristani, kryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, tha në një konferencë për shtyp se komisioni është përpjekur shumë për të siguruar ndershmëri dhe transparencë në zgjedhjet e dëmtuara nga parregullsitë dhe pretendimet për mashtrim.

Sipas rezultateve, Ghani mori 50,6 për qind të votave, i ndjekur nga Abdullah Abdullah, me 39,5 për qind dhe udhëheqësi veteran Gulbuddin Hekmatyar me 3,8 për qind të votave.

Ekipi i Abdullahut ka refuzuar rezultatet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Fillojnë zgjedhjet presidenciale, rekord vëzhguesish
Artikulli tjetërRuçi me sizmiologun grek Spiros Pavlidis: Ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike