Ballina Bota

ZVICËR – OKB përshëndet Forumin Botëror për refugjatët

GJENEVË, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Vende për rivendosje, miliarda dollarë të premtuara… dhe ndarje të thella. OKB përshëndeti sot rezultatet e Forumit të parë Botëror për refugjatët në Gjenevë, i cili mbart elementë suksesi pavarësisht ndarjeve mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim.

Gjatë këtij Forumi që u hap të martën, Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët synon të japë një shtysë tjetër për ndarjen e përgjegjësive përsa i përket marrjes në ngarkim të 71 milionë të zhvendosurve, 26 milionë prej të cilëve refugjatë.

“Mbështetja publike për azilin është dobësuar këto vitet e fundit. Dhe në shumë raste, komunitetet që presin refugjatët janë ndjerë të mbingarkuar ose të harruar”, konfirmoi komisioneri i lartë për refugjatët, Filippo Grandi.

“Por situatat e refugjatëve nuk janë “në krizë”, që kur lejohen, bëhen të tilla. Në këtë Forum, ne pamë një zhvendosje vendimtare drejt vizionit afatgjatë”, ” shtoi ai.

Në total, më shumë se 770 “premtime” në fusha të ndryshme janë bërë gjatë këtij Forumi që ka qenë një rast për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për t’i kërkuar komunitetit ndërkombëtar të marrë përsipër në mënyrë kolektive peshën e fluksit të refugjatëve.

“Disa miliardë dollarë u premtuan”, nënvizoi HCR në një komunikatë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPotencialet për investime të huaja/ Ambasadori bullgar Raytchevski viziton bashkinë e Kukësit
Artikulli tjetërFRANCË – Asnjë progres në negociatat për reformën e pensioneve