MOSKË, 19 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon sot konferencën e tij vjetore maratonë për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga e gjithë bota.
Ndërsa reporterë të shumtë janë ankuar se pjesa më e madhe e ngjarjes shumorëshe duket e orkestruar, Putini njihet se i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rastësorë.
Shpesh për të kapur vëmendjen e presidentit, gazetarët ngrenë tabela të mëdha ku shkruajnë pyetjet.
Zakonisht fokusi është te problemet e brendshme, të tilla si ekonomia në vështirësi dhe politika e jashtme e diskutueshme.
Sipas një listë të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, rreth 2 000 gazetarë janë autorizuar për të marrë pjesë në ngjarje./ /sara/ a.jor.





















