Ballina Bota

LONDËR – Konservatorët britanikë akuzohen për islamofobi

LONDËR, 19 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pas shfrytëzimit për një kohë të gjatë të akuzave për antisemitizëm drejtuar opozitës laburiste, konservatorët britanikë të Boris Johnson-it e gjejnë veten në mes të trazirave, të akuzuar se kanë lejuar lulëzimin e islamofobisë në radhët e tyre.

Partia në pushtet njoftoi të martën se i kishte besuar profesorit të psikologjisë, Swaran Singh, ish-anëtar i Komisionit Kombëtar për Barazinë, një studim të shumëpritur mbi diskriminimin në mesin e partisë.

Misioni i studimit është kritikuar tashmë për spektrin e tij, i konsideruar si tepër i gjerë për t’iu përgjigjur problemit shumë specifik të islamofobisë, e shfrenuar në partinë e Boris Johnson.

“Duke e zgjeruar temën mbi diskriminimin më në përgjithësi, studimi ka të ngjarë të jetë hartuar për të injoruar provat në rritje të islamofobisë brenda Partisë Konservatore”, denoncoi Këshilli Mysliman Britanik, i cili përfaqëson qindra xhami e shoqata myslimane./ /ervo/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransplant falas për 9 vjeçarin/Manastirliu: Nuk ka më list-pritje, realizim menjëherë i çdo ndërhyrje
Artikulli tjetërAUSTRALI – Studentët protestojnë për veprime urgjente në favor të klimës