Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Puna për menaxhimin e migracionit, e suksesshme

BERLIN, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbrojti edhe një herë vendimin e saj për të mos mbyllur kufijtë e Gjermanisë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015.

“Unë besoj se Gjermania ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe se është bërë një përpjekje nga e gjithë shoqëria për ta arritur këtë”, deklaroi sot Merkel për parlamentin gjerman.

Merkel theksoi se qeveria federale ka punuar për organizimin dhe kontrollin e migrimit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Ajo shtoi se shifrat kanë treguar se puna nuk ka qenë e kotë, por frytdhënëse.

Merkel theksoi edhe se, si kancelare, është bashkëpërgjegjëse për ngjarjet politike në vend.

“Gjithashtu jam shumë e lumtur që mbaj këtë post të rëndësishëm”, shtoi ajo. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN- Teherani kundër negociatave Uashington-talibanë
Artikulli tjetërMiratohen disa ndryshime në pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin “RSM” të NATO-s në Afganistan