Ballina Bota

TURQI – Davutoglu zyrtarizon ”Partinë e së ardhmes”

ANKARA, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu zyrtarizoi sot partinë e tij politike duke hedhur poshtë çdo kult personaliteti dhe duke bërë thirrje për respektim të ligjit, e drejtuar veçanërisht për presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë një ceremonie në Ankara, ai zyrtarizoi themelimin e ”Partisë së të ardhmes” dhe paraqiti emblemën e saj, një gjethe rrapi, simbol i rrënjosjes, në ngjyrën e gjelbër të Islamit.

Davutoglu ka qenë kreu i qeverisë së presidentit Erdogan nga viti 2014 deri në vitin 2016 dhe një nga aleatët më të afërt, që pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2003, para se të largohej nga detyra për shkak të mosmarrëveshjeve me kreun e shtetit./ /ervo/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/12/2019
Artikulli tjetërRivitalizimi i sheshit të Shirokës, realizohen 65% e punimeve