TIRANË, 13 dhjetor/ATSH / Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot nen për nen projektbuxhetin e vitit 2020.
Në buxhetin e vitit 2020 do të ketë një fond prej 20 miliardë lekësh për programin e rindërtimit, që do të përdoret për përballimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.
Po ashtu, në buxhetin e 2020 parashikohet një fond prej 1.2 miliardë lekësh për strehimin e banorëve të prekur nga neni i rindërtimit.
“Fondi i rindërtimit prej 20 miliard lekësh, i cili përdoret për përballimin e pasojave të tërmetit përbëhet nga 7 miliard lekë grande dhe shpenzimet të buxhetit të shtetit në vlerën 13 miliard lekë”, – tha Ahmetaj.
Ai shtoi se çdo e ardhur në formë granti me destinacion përballimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit mbi tavanin prej 7 miliardë lekësh rrit në të njëjtën masë edhe të ardhurat e fondit të Programit të Rindërtimit. /a.gjonaj/j.p/












