Ballina Ekonomi

Çuçi: 7400 banorë të strehuar në çadra

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Ministri Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, Bledi Çuçi bëri të ditur sot se rreth 7 400 persona janë duke u strehuar në çadra aktualisht.

Çuçi tha se në harkun e pak ditëve do të vijnë edhe disa çadra duke bërë të mundur edhe plotësimin e kërkesave më të mëdha.

Ai theksoi se ka një rritje të kërkesave për çadra dimërore kryesisht nga zonat rurale.

“Kemi 7400 veta në çadra sot, rreth 30% e tyre sipas kërkesave të paraqitura nga vet qytetarët kanë nevoje për zëvendësim”,- tha ministri.

Po ashtu, ministri Çuçi vuri në dukje se deri tani janë prishur 29 objekte të deklaruara të pabanueshme e që mund të përbënin rrezik për banorët./a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria merr sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së, Cakaj: Të gatshëm pas një pune kapitale përgatitore
Artikulli tjetërThe Trust Word pasqyron gjerësisht tërmetin në Shqipëri