Ballina Bota

IRAN – Larijani: Dera e negociatave me SHBA e hapur

TEHERAN, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dera e negociatave lidhur me marrëveshjen bërthamore është e hapur dhe e bazuar në një vullnet politik, ndërkohë që disa vende janë duke punuar për të zgjidhur problemet mes Teheranit dhe Uashingtonit, por SHBA duhet të rikthehet në marrëveshjen bërthamore, deklaroi kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani në një konferencë për shtyp.

“Nëse Europa do të aktivizonte mekanizmin e sanksioneve të OKB, atëherë ne do të bëjmë një rishikim serioz të angazhimeve tona për marrëveshjen”, theksoi ai.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndryshojnë politikën mbi Iranin, të tilla si presioni ose tërheqja nga marrëveshja, që nuk funksionojnë”, shtoi Larijani.

”SHBA duhet të marrë mësim nga përvojat e kaluara dhe presidenti, Donald Trump duhet të ketë mençurinë e paraardhësit të tij Barack Obama, i cili gjatë mandatit të tij pranoi që Irani kishte e drejta e pasurimit të uraniumit”, tha ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujdes social dhe argëtim për 62 fëmijë në Golem
Artikulli tjetërFORMULA 1 – Hamilton sërish kampion