Ballina Aktualitet

Bashkia e Kukësit akordon ndihmë financiare për të prekurit e tërmetit

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Bashkia e Kukësit është solidarizuar me të prekurit e tërmetit në bashkitë Durrës dhe Krujë.

Në mbledhjen e fundit të bashkisë është rënë dakord akordimi i një fondi prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë si ndihmë financiare për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Fondi është vendosur të ndahet në mënyrë të barabartë, 250.000 lekë bashkisë Durrës dhe 250.000 lekë bashkisë Krujë dhe është planifikuar të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Kukësit.

Ndërkohë më herët, Kukësi ka nisur kontingjentin e ndihmave me pako ushqimore, veshmbathje dhe batanije drejt zonave të prekura nga tërmeti. Qytetarë të shumtë dhe bizneset janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti./r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan foton e efektivit kosovar: Shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës
Artikulli tjetërDurrës, operacione intensive kërkim-shpëtimi në rrënojat e pallatit gjashtëkatësh