Ballina Aktualitet

Turqia: Jemi pranë Shqipërisë

ANKARA, 26 nëntor /ATSH-AA/ – Turqia i ka shprehur ngushëllime Shqipërisë për personat që kanë humbur jetën nga tërmetit 6,4 ballë Rihter që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin në Shqipëri”.

“I përcjellim ngushëllimet tona të thella popullit shqiptar dhe familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e kësaj fatkeqësie. U urojmë gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia ashtu si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi është pranë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Më tej thuhet se nga Turqia do të mbërrijë me një avion ushtarak një ekip për kërkim dhe shpëtim dhe një ekip shëndetësor.

“Turqia e cila është në solidarizim të plotë me qeverinë dhe popullin shqiptar, është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë që është e nevojshme”, thuhet në deklaratë./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha pranë banorëve pas tërmetit në Durrës: I prekur nga solidariteti njerëzor
Artikulli tjetërSHKUP – Zaev: Gjithë ndihmën e duhur për Shqipërinë mike