TIRANË, 26 nëntor/ATSH/- Lëkundjet e tërmetit të rënë mëngjesin e sotëm u ndjenë edhe në territorin e bashkisë Pukë, por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja për jetë njerëzish.
Bashkia e Pukës bën të ditur se nga informacionet e mbledhura deri tani janë shkaktuar plasaritje të mureve në banesa dhe objekte të ndryshme.
Sipas bashkisë, dëmtime serioze janë shkaktuar në fshatin Lumzi të njësisë administrative Rrape, ku banesa e Bardhok Carës ka pësuar shembje duke u kthyer në të pabanueshme.
Kryebashkiaku Gjonaj porositi ngritjen e grupeve të punës për verifikimin e mëtejshëm të dëmeve, pasi deri tani kemi të dhëna paraprake.
Bashkia Pukë i bën apel të gjithë banorëve për qetësi, pasi shpesh po përsëriten lëkundje të lehta.”Nëse ju duhet ndihmë, njoftoni në numrin pa pagesë të Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë, 128″, shprehet bashkia./k.s/





















