Tërmeti/ Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” vijojnë normalisht

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/- Autoriteti Aeroportit Civic (AAC) informon udhëtarët që fluturojnë nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë se puna në aeroport vijojnë normalisht.

AAC njofton se, se si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit mëngjesin e sotëm në orën 03:54 minuta, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, u bë evakuimi i menjëhershëm i udhëtarëve drejt pikave të grumbullimit, si në zonë tokësore, po ashtu dhe në zonë ajrore.‬

Menjëherë u kontrollua terminali, pista dhe zonat e manovrimit, i gjithë perimetri dhe stacionet e karburantit. Nga kontrollet e bëra nuk rezultoi të kishte dëme nga tërmeti, citon AAC-ja.

‪Ndërkohë që në orën 04:28 minuta, situata u normalizua dhe operimet filluan normalisht.‬ Për shkak të situatës së krijuar, fluturimi për në Beograd u nis me 30 minuta vonesë. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.