Ballina Bota

SHBA – Sanksione amerikane kundër një ministri iranian për censurimin e internetit

UASHINGTON, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – SHBA-ja vendosi sot sanksione kundër ministrit iranian të Telekomunikacionit, Mohammad Javad Azari Jahromi për rolin e tij në censurimin e gjerë të internetit në Iran, prekur nga një lëvizje e gjerë protestash.

“Drejtuesit iranianë dinë që një internet i lirë dhe i hapur zbulon paligjshmërinë e tyre, kështu që ata kërkojnë të censurojnë aksesin në internet për të dobësuar manifestimet anti-regjim”, konfirmoi në një komunikatë sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuçovë/ Bashkia, diskutohet bashkëpunimi me kompaninë e nxjerrjes së hidrokarbureve
Artikulli tjetërEkstradohen nga Italia 2 shtetas të dënuar për vrasje