Ballina Ekonomi

Digjet transformatori në Troshan të Lezhës, OSHEE riparon defektin

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mundi të vendosë në punë kabinën në Troshan të Lezhës pas djegies së transformatorit.

Kompania OSHEE bëri të ditur se falë masave tekniko-organizative, problemi mori zgjidhje për banorët brenda 24 orëve.

OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe në terren grupet e punës janë duke punuar për eliminimin e defekteve.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 75-vjetori i Çlirimit, përmes punimeve dhe interpretimeve të brezit të ri
Artikulli tjetërEmojit e rrjeteve sociale studiohen në universitete