Ballina Flash

Durrës, punonjësit e bashkisë aksion për pastrimin e pusetave

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Këto ditë vjeshte në qytetin bregdetar të Durrësit punonjësit e bashkisë po punojnë për pastrimin e zgarave dhe pusetave, por edhe për vendosjen e atyre të rejave.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, tha se “punonjësit janë të gjithë në terren për t’i mbajtur ato të zhbllokuara, por për këtë na nevojitet edhe ndihma e gjithsecilit prej jush”.

“Hedhja e qeseve dhe mbetjeve të tjera plastike, por edhe e inerteve në rrugë përbëjnë një problem të përhershëm për bllokimin e pusetave dhe të kolektorëve”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se bashkë me qytetarët mund t’ia dalim të kemi një qytet jo vetëm më të pastër, por edhe pa përmbytje.

Pastrimi i pusetave po kryhet për shmangien e bllokimit të tyre gjatë ditëve të dimrit me reshje shiu. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës, 238 anije me rreth 654 mijë tonë mallra u përpunuan në Terminalin Perëndimor në 10 muaj
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Këngëtarja Lizzo kryeson Çmimet “Grammy” me 8 kandidatura