Ballina Ekonomi

Reshjet, riparohet defekti në n/stacionin nr. 2 në Shkodër

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Reshjet që përfshinë vendin tone në ditët e fundit të shoqëruara me erëra të forta shkaktuan avari në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në nënstacionin numër 2 në Shkodër.

Shefi i Teknikës së drejtorisë rajonale të OSHEE së Shkodrës, Paulin Qarri bën të ditur se kjo është një zonë e cila herë pas here paraqet defekt për shkak se nga erërat e forta pemët rrëzohen dhe bien mbi tela.

Sipas Qarrit, kjo linjë furnizon me energji elektrike zonën nga Ura e Vjetër e Bunës deri në Shirokë.

Avaria e shkaktuar nga moti keq la pa energji banorët e zonave Bërdicë e Madhe dhe e Mesme, Zogaj.

Grupi i punës i drejtorisë rajonale riparoi defektin duke bërë që banorëve të zonës t’i rikthehej energjia./a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Joker” rekord fitimesh, 1 miliard dollarë vetëm në fundjavë
Artikulli tjetërUNESCO mbështetje për mënyrën e menaxhimit të parkut kombëtar të Butrintit