Ballina Flash

VIDEO/Shqipëri-Francë, forcim i bashkëpunimit mes dy policive

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ – Nën moton e IPA Albania “Shërbejmë përmes miqësisë” ekipi i “Volley Police” dhe i futbollit në Policinë e Shtetit zhvilluan disa aktivitete sportive, por edhe sensibilizuese, duke bërë pjesë partnerët tanë francezë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e besimit të komunitetit tek Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit, në kuadër të ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri -Francë që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, krahas punës për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, gjen formën dhe mënyrën për të treguar edhe vlera të tjera, siç janë edhe aktivitetet sportive, të cilat jo vetëm rrisin performancën, por përcjellin edhe mesazhin më të mirë në komunitet, duke u bërë së bashku në fushën e blertë të stadiumit “Selman Stermasi” në përballje ndërmjet ekipeve U – 19 me DISTRICT DE LA CÔTE D’AZURE dhe më pas me ekipin e të rriturve nga Franca, që vjen për herë të tretë në Tiranë si ndjekës i Kombëtares, të cilët luajtën me ekipin e futbollit të Policisë.

Ky aktivitet kishte si protagonistë edhe fëmijët, tashmë miq të ekipit “Volley Police”, të cilët dolën në fushën e blertë duke mbajtur në duar pankarta me shkrimet komisariati dixhital.

Këto aktivitete kanë për qëllim afrimin me komunitetin dhe rritjen e besimit tek Policia e Shtetit, në punën e saj për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët si dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy Policive, shqiptare dhe franceze. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Huawei shpërblen punonjësit që gjejnë produkte alternative nga ato amerikane
Artikulli tjetër17 nëntori- Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme