Ballina Flash

Fuqizimi i Grave nëpërmjet Gazetarisë Sportive

TIRANE, 17 nëntor/ATSH/- Gazetarja sportive Enkelejda Toma nga Shqipëria iu bashkua 48 kolegëve nga e gjithë bota për Programin e shkëmbimit Ndërkombëtar të Vizitorit Udhëheqës, “Fuqizimi i Grave nëpërmjet Gazetarisë Sportive.”

Ata u takuan me udhëheqës të sektorit sportive, nga nivelet bazë deri tek ato profesionale në Washington DC, Portland, Denver, Atlanta dhe New York, si dhe mësuan mbi përvojën e grave në mediat sportive në Shtetet e Bashkuara, perceptimet gjinore në kulturën e sporteve popullore dhe rreth figurave shembuj të fushës. /a.sh./ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak17 nëntori- Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme
Artikulli tjetërSHËNDETËSI – Rreziku i sëmundjes së zemrës ”shkruhet” në sy