Ballina Bota

GREQI – Parlamenti ashpërson dënimin ndaj dhunës urbane

ATHINË, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Parlamenti grek votoi për një ashpërsim të dënimeve me burg ndaj dhunës urbane, në kuadër të reformës së Kodit Penal, pas ndërhyrjeve të shumta policore ditët e fundit në Athinë.

Amendamenti u votua veçanërisht nga deputetët e shumicës qeveritare të ”Demokracisë së re” dhe nga socialistët e KINAL-it.

“Janë të nevojshme ligje e rregulla, që qytetari grek të ndihet i sigurt”, deklaroi në parlament ministri i Drejtësisë, Kostas Tsiaras, si përgjigje kundër kritikave të partisë kryesore të opozitës, SYRIZA-s të ish-kryeministrit Aleksis Cipras, që votoi kundër amendamentit.

Sipas amendamentit, personat e deklaruar fajtorë do të dënohen me 10 vite burg, nga pesë që është aktualisht./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrësi feston 75-vjetorin e Çlirimit/ Sako: Të punojmë për qytetin e mundësive
Artikulli tjetërMbi 5 mijë mjete me vit prodhimi mbi 2009/Euro4 në qarkullim