Ballina Flash

Meta takon Presidentin e KEES, Luca Jahier

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), Luca Jahier.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu presidentit Jahier mirënjohjen për Rezolutën e KEES pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide për bashkëpunimin në të ardhmen, në veçanti për perspektivën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Këshillimor për Shoqërinë Civile. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla falënderon punonjësit e OSHEE-së: Po punojnë në kushte të vështira për rivendosjen e linjave të transmetimit
Artikulli tjetërMEKSIKË – Morales zotohet të vazhdojë luftën kundër grushtit të shtetit