Balla falënderon punonjësit e OSHEE-së: Po punojnë në kushte të vështira për rivendosjen e linjave të transmetimit

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ OSHEE Librazhd është duke punuar në kushte shumë të vështira reshjesh të dendura shiu dhe erëra rë forta, për rivendosjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i kësaj zone falënderoi sot punonjësit e OSHEE-së për punën që po kryejnë në kushte të vështira nga reshjet e dendura dhe erërat e forta.

Balla tha se “pak orë më parë, për shkak të erërave të forta dhe rrëzimit të shumë pemëve të larta, janë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 kV të si dhe të linjës 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjesë të qytetit të Përrenjasit dhe njësisë administrative Stravaj”.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.