TIRANË, 12 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 103 shtetas, konkretisht: 25 janë arrestuar, 8 janë ndalur dhe 70 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Korçë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Gjirokastër, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Berat me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar raste 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 4 raste, 1 në Elbasan dhe 3 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lire.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 2 në Lezhë dhe 1 në Vlorë. Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 2 në Korçë dhe 4 në Lezhë. /j.p/




















