Ballina Bota

UKRAINË – Fillon tërheqja e trupave nga linja e frontit

BOGDANIVKA, 9 nëntor /ATSH-AFP/ – Ukraina dhe separatistët pro-rusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, një prelud i mundshëm për një samit paqeje shumë të pritur, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Tërheqja e trupave dhe ushtrisë ka filluar mes fshatrave të Petrivskes dhe Bogdanivkas”, deklaroi për gazetarët e pranishëm në vend një zyrtar i lartë i ushtrisë ukrainase, Bogdan Bondar.

Agjencia zyrtare e lajmeve DAN, theksoi në faqen e saj në internet se autoritetet e Republikës popullore të Donetskut (DNR) kanë përshëndetur fillimin e tërheqjes së armëve dhe ushtarëve nga ky sektor.

Shumë i kodifikuar, fillimi i kësaj tërheqjeje ka nisur pak pas orës 12:00 (10:00 GMT), me dërgimin nga separatistët dhe ukrainasit të sinjalizimeve për të treguar se të dy kampet ishin gati për t’u tërhequr./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Riparohet këndi i lodrave në zonën e “Don Boskos”
Artikulli tjetërMeta kthen ligjin “Për koorporatën e investimeve shqiptare”, në kundërshtim me Kushtetutën