TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ – Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko është duke zhvilluar një vizitë pune në Belgjikë ditën e sotme.
Ai ku u takua me kryetarin e Bashkisë së qytetit Namur, Maxime Prevot, me të cilin bashkëbisedoi për komunitetin shqiptar në Belgjikë.
Temë e bashkëbisedimi mes tyre ishte integrim i komunitetit shqiptar në shoqërinë belge dhe mundësinë e bashkëpunimeve në projekte të ndryshme, për ruajtjen dhe vazhdimësinë e kulturës shqiptare në këtë komunitet. /a.g/















