Ballina Aktualitet

Spiropali-Ukshini diskutojnë për hapat konkrete të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Kosovës

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali priti sot në një takim, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini.

Spiropali dhe Ukshini biseduan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

“Sot pata kënaqësinë të prisja në zyrë Sylë Ukshini, Ambasadorin e Kosovës. Një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, intelektual dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare, është gjithnjë interesante dhe produktive të diskutosh me Sylën hapat konkrete të bashkëpunimit mes vendeve tona, çështjen shqiptare dhe ardhmërinë tonë të përbashkët drejt destinacionit europian”, theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali i uroi suksese Ukshinit në sfidat e ardhshme në Ministrinë e Jashtme të Kosovës./k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadorja Faber fton sipërmarrësit në SHBA që të investojnë në Shqipëri
Artikulli tjetërPresidenti Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Malit të Zi, Dušan Mrdović