Ballina Bota

TURQI – Soylu: Xhihadistët e kapur do t’i dërgojmë në vendet e tyre

STAMBOLL, 5 nëntor /ATSH-ANSA/ – Anëtarët e ISIS-it në duart tona do të dërgohen përsëri në vendet e tyre të lindjes, edhe pse janë privuar nga shtetësia e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, në lidhje me xhihadistët nën kontrollin e Ankarasë, pas ofensivë kundër kurdëve në Siri, ndër të cilët pretendohet të ketë edhe shumë europianë.

Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm turk, Ismail Catakli njoftoi se deri më tani janë kapur 287 anëtarë të ISIS, pas operacionit ushtarak në veri të Sirisë./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Farage sfidon Johnson për zgjedhjet
Artikulli tjetërLleshaj: Interesimi i lartë i të rinjve, dëshmi e besimit te Policia e Shtetit