Ballina Lifestyle

Era Istrefi dhe Will Smith së bashku në Kampionatin Botëror FIFA 2018

TIRANË, 23 maj /ATSH/ – Era Istrefi do të këndojë në Kampionatin Botëror të FIFA-s 2018,një këngë që do të vijë në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ka mbetur edhe dy ditë nga publikim i këngës më 25 maj dhe sa vjen e po zbulohen detaje të reja.

Will Smith me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar sot se kënga do të quhet ”One life to live”.

Gjithashtu ai shfaqet në foto me Nicki Jam dhe ka etiketuar Erën dhe Dj Diplon që ka punuar këngën.

Presim me padurim këngën dhe njëkohësisht ndihemi krenar që një tjetër këngëtare shqiptare do të triumfojë në tregun ndërkombëtar./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati në Pukë: Jemi votuar me zotimin për t’u shërbyer qytetarëve
Artikulli tjetërBOSNJE – Partitë modifikojnë Kushtetutën për eliminimin e diskriminimit të pakicave