Ballina Bota

SHBA – Google blen kompaninë e matjes së fitnesit “Fitbit”

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-DPA/ “Alphabet”, kompania mëmë e Google, ka arritur një marrëveshje për të blerë “Fitbit”, një prodhues kryesor i matjes së fitnesit, deklaroi sot kompania.

Google do të paguajë 7,35 dollarë për aksion, për Fitbit, një çmim që vlerëson kompaninë me rreth 2,1 miliardë dollarë. Blerja do të përballë Alphabet kundër Apple, ku ora “Apple është lider në mbarë botën në pajisjet fitnes të veshjes.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje për të blerë Fitbit. Së bashku, synojmë të nxisim inovacionin në pajisje që mund të vishen dhe të ndërtojmë produkte të dobishme që njerëzit në mbarë botën të mund të përfitojnë”, deklaroi Google në një postim në Twitter.

Rick Osterloh, shefi i pajisjeve të Google, deklaroi në një postim në blog se blerja mund të ndihmojë Google-in të zhvillojë ambiciet për sistemin e tij operativ për “smartwatches”, i njohur si “Wear OS”. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” hyn pa autorizim në ujërat italiane
Artikulli tjetërSHBA – Pavarësisht grevës tek GM punësimi mbetet i qëndrueshëm