SHBA – Pavarësisht grevës tek GM punësimi mbetet i qëndrueshëm

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Tregu amerikan i punës ka rezistuar mirë në tetor pavarësisht ngadalësimit botëror dhe tensioneve tregtare duke vazhduar të ofrojë shumë vende pune pavarësisht një rritjeje të lehtë të shkallës së papunësisë, si pasojë e grevës së gjatë tek General Motors.

Sipas raportit mujor të Departamentit të Punës publikuar sot, ekonomia e SHBA-së ka krijuar 128 000 vende pune në muajin tetor, pak më shumë nga sa ishte parashikuar.

Analistët kishin parashikuar krijimin e 125 000 vendeve të punës. Shifrat e muajit gusht dhe shtator janë rishikuar në rritje të fortë.

Pavarësisht këtij dinamizmi, përqindja e papunësisë, që kishte arritur në nivelin më të ulët historik në muajin shtator me 3,5%, është rritur me një pikë në 3,6%.

Greva 40 ditore e prodhuesit të makinave të Detroit General Motors, më e gjata që prej 70 vitesh dhe që rezultoi me një marrëveshje për pagat, është pjesërisht përgjegjëse për këtë rritje të përqindjes së papunësisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.