VJENË, 1 nëntor /ATSH-AFP/- Merr fund më në fund edhe përjashtimi austriak.
Duhanpirësit nuk mund ta ndezin më një cigare në kafenetë dhe restorantet e vendit, që janë të detyruara të ndalojnë pirjen e duhanit nga sot, në bazë të ligjit antiduhan që u deshën vite të aplikohej.
Austria është një nga vendet e fundit europiane që ndalon cigaren në ndërtesat e shërbimit të hotelerisë, ndërkohë që pothuajse një e katërta e popullsisë së vendit është konsumuese e duhanit, mbi mesataren evropiane (18%).
Në kuadër të hyrjes në fuqi të ligjit, në mesnatë, shumë lokale në Vjenë kanë organizuar “Mbrëmjen e cigares së fundit”./ /ervo/ a.jor.












