TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se për abonentët e Shkodrës dhe të Gramshit, do të stakohet energjia në disa zona.
Kjo ndërprerje e energjisë bëhet për shkak të punimeve të planifikuar në rrjet për të përmirësuar furnizim me energji elektrike për qytetarët.
Për shkak të punimeve të planifikuara në linjën 110kV L110 – 8/6 Bushat 2 – Lezhë, në datën 31 tetor gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Shkodër: Bushat, Ashtë, Kosmaç, Melgushë, Ranxa, Mali Jushit.
Ndërkohë në datën 1 nëntor, për shkak të remontit në nënstacionin Gramsh, do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-14:00.
Pa energji do të mbeten këto zona: Lagjia “Xhile Lici”, lagjia “18 Gushti”, Lagjia “Holta”, Konvikti, Lagjia e Oficerave, Trashovicë, lagjia” Kocaj”, “Lagjia e Parkut”. /j.p/






















