TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit po trajnon punonjësit e tij mbi sigurinë në punë.
Në kuadër të Javës Europiane të shëndetit dhe sigurisë në punë OST organizoi trajnim për punonjësit mbi sigurinë teknike dhe dhënien e ndihmës së shpejtë në rast aksidentesh apo dëmtimesh gjatë punës.
“Shëndeti dhe siguria në punë e punonjësve janë prioritetet kryesore të OST”, thuhet në njoftimin e OST-së.
Krijimi i kushteve të favorshme për sigurinë e punonjësve është një domosdoshmëri, për të patur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe shëndeti e siguria në punë e punonjësve mbetet një detyrim për çdo kompani private e publike.
Garantimi i kushteve dhe sigurisë në punë ka qenë në fokus edhe gjatë vitit 2018, ku nga ana e Inspektoratit të Punës janë kryer 12 297 inspektime.
/a.gjonaj/ /a.g/












