Ballina Bota

PARIS – Macron propozon eurokomisionerin e ri

PARIS, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Dy javë pas refuzimit të Sylvie Goulard, presidenti Emmanuel Macron propozoi Thierry Breton, 64 vjeç, shef ekzekutiv i grupit të shërbimeve informatike “Atos” dhe ish-ministër i Drejtësisë, si anëtarin e ri francez në Komisionin Europian.

“Çështja kryesore për Parisin, detyrat e përfshira në postin e komisionerit francez, politika industriale, tregu i brendshëm, mbrojtja dhe hapësira, do të mbeten të pandryshuara. Emmanuel Macron është siguruar për këtë nga Ursula von der Leyen”, u njoftua nga presidenca.

Me karrierën e tij, që kombinon jetën publike, private dhe politike, si edhe me njohuritë e tij mbi industrinë, Thierry Breton përmbush shumë kritere.//ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Peskov: Kërkojmë largimin e trupave amerikane nga Siria
Artikulli tjetërFOTO/ Biblioteka e Kamzës pasurohet me 200 tituj librash dhe me bazë të re materiale nga Ministria e Kulturës