Tiranë 22 tetor/ATSH/- Në segmentin rrugor Gostimë-Mollas me gjatësi 8,5 km, pjesë e rrugës Elbasan-Banjë, po vijon puna intensivisht për rindërtim.
Ekspertë të Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë inspektuar punimet që po kryhen në këtë kantier.
Aktualisht përgjatë këtij segmenti po kryhet realizimi i shtresës së asfaltobetonit të modifikuar.
Me përfundimin e kësaj shtrese do të fillojnë punimet për sinjalistikën vertikale, horizontale dhe për rritjen e sigurisë rrugore.
/a.gjonaj/ /a.g/





















