Ballina Flash

Zbardhja e krimeve të komunizmit, AIDSSH takime në bashkinë e Maliqit

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi një takim në ambientet e bashkisë Maliq, në kuadër të bashkëpunimeve me komunitetin për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Ekipi i AIDSSH-së paraqiti propozimet e veta për bashkëpunime konkrete me pushtetin lokal dhe komunitetin e zonës sa i takon zbardhjes së historive që lidhen me kënetën e Maliqit e atë të Vloçishtit.

Në fokus të takimit ishte prezantimin e botimeve të AIDSSH-së në zonë, identifikimi si vende kujtese të objekteve apo hapësirave që kanë të bëjnë me historinë e errët të komunizmit, si dhe verifikimi i figurave që propozohen për tituj nderi.

Një vizitë në terren, të shoqëruar nga përfaqësues të bashkisë dhe të përndjekur në zonë, ndihmoi që të përcaktohen hapat konkretë që do të ndërmerren bashkërisht./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLajmi i keq për “Bayernin”, Niklas Sule mbyll sezonin
Artikulli tjetërBashkëqeverisja/ Myrvet Velçani nga Fieri: U bëra me 4 certifikata pronësie dhe me shtëpi