Ballina Ekonomi

INSTAT: Bie me 12,8% numri i aksidenteve

Tiranë, 21 Tetor/ATSH/- Në periudhën janar-shtator të këtij viti janë shënuar 1136 aksidente rrugore nga 1303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018-ës, duke shënuar një ulje prej 12,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), për këtë periudhë, aksidentet rrugore në 14,2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, sipas INSTAT, rezulton 1570 persona nga 1765 persona, duke u ulur me 11%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,3%, krahasuar me një vit më parë.

Referuar shifrave për muajin shtator numërohen 122 aksidente rrugore nga 156 aksidente të ndodhura në shtatorin e vitit 2018, duke shënuar ulje me 21,8%. /a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ “Hapësirë 19”, gërshetim i i arteve figurative të artistëve të rinj nga Berati dhe Fieri
Artikulli tjetërFOTO/ Leximi dhe libri bashkon fëmijët e Kukësit në Pallatin e Kulturës