TIRANË, 10 tetor /ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shqyrtoi dhe miratoi projektin për ndërtimin e ujësjellësit të Rubikut.
8 000 banorët e Rubikut do të kenë në përfundim të këtij projekti 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi. Objektivi i këtij investimi është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin e ujit.
Ky projekt, – “Do të përfshijë të plotë veprën e marrjes, linjën e dërgimit, puset , rrjetin shpërndarës dhe matësat për konsumatorët, për të ndikuar në gjithë zonën e Njësisë Administrative Rubik, Bashkia Mirditë Rubik, Munazë, Fierzë, Lagjjet Perlala dhe Paraspur”, – njoftoi AKUM.






















