TIRANË, 7 tetor /ATSH/ – Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi“ arkitektin Peter Willson.
Në një ceremoni të organizuar në nder të tij, kreu i bashkisë e vlerësoi arkitektin si “arkitekti që kontribuoi në transformimin urban të Korçës me projektet e tij duke e promovuar edhe ndërkombëtarisht si një destinacion turistik”.
Prej vitit 2009 arkitekti i mirënjohur Peter Willson është duke realizuar projektplanin e qytetit të Korçës duke nxjerrë në pah të gjitha vlerat arkitekturore që ky qytet trashëgon e duke i shtuar frymën e re të arkitekturës moderne botërore. j.p/














