Ballina Ekonomi

Sektori bankar u rrit rreth 2%

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Sistemi bankar në vend këtë vit i është kthyer rritjes.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i aktiveve arriti në rreth 1.49 trilionë lekë ose rreth 12.1 miliardë euro në fund të muajit gusht 2019.

Sipas BSH-së, përmasat e sektorit bankar janë rritur me afërsisht 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që në terma realë, aktivet e bankave kanë një vlerë sa rreth 92% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Ekspertët shprehen se, rritja e sektorit bankar këtë vit po mbështetet më së shumti nga zgjerimi i depozitave, që përbëjnë burimin kryesor të gjenerimit të mjeteve financiare për bankat. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak100 mijë peso filipinase, kartëmonedha me përmasat më të mëdha në botë
Artikulli tjetërAgrobiznesi shqiptar për të tretën herë në panairin e Ushqimit Organik në Gjermani