Ballina Bota

LUKSEMBURG – BE forcon mbrojtjen e informatorëve

LUKSEMBURG, 7 tetor /ATSH-AFP/ Ministrat e BE-së miratuan sot një direktivë për të mbrojtur informatorët, të cilët mund të paralajmërojnë opinionin publik për një skandal financiar, shëndetësor ose mjedisor, pa patur frikë nga hakmarrja.

Të mbledhur në Luksemburg, ministrat e Drejtësisë miratuan këto rregulla të reja, që duhet të përfshihen nga vendet anëtare në ligjin e tyre kombëtar brenda dy viteve.

“Askush duhet të rrezikojë reputacionin ose punën e tij, për të denoncuar sjellje të paligjshme”, deklaroi ministrja finlandeze e Drejtësisë, Anna-Maja Henriksson, vendi i së cilës ka presidencën e radhës në BE./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpërndarja në tregje/ Paketim cilësor krahas prodhimeve bujqësore cilësore
Artikulli tjetërKroacia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE