TIRANË, 7 tetor /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimin për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiakë, për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Pas shqyrtimit të projektvendimit, KQZ vendosi sot njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak.
Kandidatë për Këshillat Bashkiake që do t’i nënshtrohen verifikimit sipas procedurës së vetëdeklarimit:
- Qarku Berat, Bashkia Skrapar, Xhuli Hysi
- Qarku Kukës, Bashkia Has, Iris Mazreku
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, Ilir Selimi
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, Kleanthi Laçi
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, Aldo Shpuza
- Qarku Kukës, Bashkia Has, Jetmir Paça
- Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, Lisjona Duka
- Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, Kosovare Zenelaj
- Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, Alfred Sallaku
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, Etleva Osmanllari
- Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, Gazmir Paja
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Tepelenë, Luiza Sula
- Qarku Dibër, Bashkia Bulqizë, Brunild Sinani
- Qarku Dibër, Bashkia Mat, Bledar Demiri
- Qarku Korçë, Bashkia Devoll, Ervis Begoll.
/a.g/























