KIEV, 3 tetor /ATSH-ANSA/ – Mijëra njerëz janë duke protestuar në Kiev pranë Verhovna Radas, parlamentit ukrainas, kundër shitjes së tokës për qytetarët e huaj.
Protestuesit valëvisin pankarta dhe flamuj të Ukrainës me fjalët “Jo shitje së tokës të huajve”.
Më 19 shtator, kryeministri ukrainas, Oleksiy Goncharuk njoftoi se Ukraina synon të lejojë shitblerjen e tokës nga tetori i vitit 2020.
Presidenti Volodymyr Zelensky saktësoi që vetëm qytetarët ukrainas dhe kompanitë e Ukrainës do të jenë në gjendje të blejnë dhe shesin tokë./ /os/ a.jor.





















