Ballina Aktualitet

Falenderoj PD për vetëdemaskimin e maskaradës

TIRANË, 18 Maj/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot Partinë Demokratike për vetëdemaskimin që i bëri maskaradës së audio-përgjimit.

“Në një kuptim falenderoj PD që e bëri shumë më të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUPI-t”, deklaroi sot kryeministri Rama një një konferencë për mediat në aeroportin e Rinasit pas mbërritjes nga Samiti i Sofjes.

I pyetur për agjencinë së cilës i është drejtuar për të verifikuar audio-përgjimin, kryeministri theksoi se, ‘nuk i jam drejtuar asnjë firme apo kompanie, por një agjencie të specializuar. Ajo që kam bërë ka qenë urgjente për mua për të dituar unë të vërtetën, nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë Prokuroria”.

Për sa më takon mua, nënvizoi Rama, “jam shumë i qartë dhe e thashë dhe e përsëris. Bëhet fjalë për një maskaradë me xhirime që janë të qarta për të gjithë dhe që burojnë nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. Besoj se dita e djeshme u ka dhënë mundësinë të gjithëve përmes audio-video shpk.së së PD se në çfarë derexheje është katandisur PD. Se çfarë mungese të plotë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe pse ka pritur pikërisht këtë moment për të bërë këtë gjë”.

Kryeministri e ka cilësuar video përgjimin si një një manipulim të shëmtuar. “Pastaj detajet si dhe pse të këtij manipulimi janë pjesë e Prokurorisë dhe debatit kur diskutojmë se pse u bë kjo pikërisht në këtë moment”, ta kryeministri.

“Fillimisht nuk u besova syve dhe veshëve, pastaj u detyrova t’i besoj dhe ajo që pamë ishte ajo që panë të gjithë. Por ju e dini që kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur me nivelin mizerabël të kësaj farse dhe për të qarë me faktin që këtë e realizon një parti me qëllimin e hapur për të mashtruar opinionin public dhe për të vazhduar atë që ka nisur, ofensivën kundër çeljes së negociatave”, tha Rama. /gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Jemi në dialog intensiv me BE-në
Artikulli tjetërOptimist se në fund të qershorit do të kemi një rezultat pozitiv