Ballina Flash

Java e Modës në Paris, Rita Ora bamirësi për Kosovën

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada e veshur me të kuqe për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28-vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante, për Kosovën.

“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e garderobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita për linjën me 21 rroba e aksesorë që do të lancohet të martën.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnëtarësim i Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë nga të gjitha vendeve
Artikulli tjetërKamëz/ Aktivitet festiv për personat me aftësi të kufizuara