Rrugë e re për 5 mijë banorë të Fierit
Rrugë e re për 5 mijë banorë të Fierithttps://ata.gov.al/2018/05/20/rruge-e-re-per-5-mije-banore-te-fierit/Bashkia e Fierit ka nisur rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatrat Seman, Seman i Ri, Kavaklli, Gjokalli, Sheq Marinas e Topojë. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për komunikimin dhe lëvizjen e banorëve, por edhe për transportin e prodhimeve bujqësore e blegtorale të zonës drejt tregjeve.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.05.2018
TIRANË, 20 maj/ATSH-Maela Marini/ – Epopeja e gjatë e 5 mijë banorëve për rrugën lidhëse të 6 fshatrave të Njësisë Administrative Seman, merr fund shumë shpejt.
Bashkia e Fierit ka nisur rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatrat Seman, Seman i Ri, Kavaklli, Gjokalli, Sheq Marinas e Topojë.
Rikonstruksioni i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për komunikimin dhe lëvizjen e banorëve, por edhe për transportin e prodhimeve bujqësore e blegtorale të zonës drejt tregjeve.
“Për të gjithë banorët e Semanit, Seman i Ri, Kavaklli, Gjokalli, Sheq Marinas e Topojë:
Një nga momentet e shumëpritur dhe që duhet ta ndaja nga gjithë të tjerat. Nisja e punimeve për rikonstruksionin e rrugës nga Kulla e Ujit deri në Seman”, – u shpreh Subashi.
Duke premtuar se kjo rrugë do të jetë shumë shpejt gati, Subashi tha se “… me të ndoshta jo gjithçka zgjidhet, por merr fund gangrena shumëvjeçare e banorëve”. /r.e/ /a.g/




















