Ballina Bota

BEJRUT – Ditë zie kombëtare për mikun e Libanit

LIBAN, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Libani do të mbajë të hënën një ditë zie kombëtare, me rastin e varrosjes së ish-presidentit francez, Jacques Chirac, njoftoi presidenca e Këshillit të Ministrave.

Kryeministri, Saad Hariri, nxori një qarkore për këtë qëllim, si një mënyrë për të nderuar një mik të Libanit.

Ish-kreu i shtetit francez kishte lidhje veçanërisht të forta me Libanin dhe ish-kryeministrin e tij, miliarderin Rafic Hariri, vrarë gjatë një atentati në Bejrut, në vitin 2005.

Jacques Chirac luajti rol kryesor në krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar vrasjen e Rafic Harir-it dhe personaliteteve të tjera libaneze, të cilët ishin kundërshtarë të regjimit sirian./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoordinimi i situatave emergjente, Lleshaj mbledh prefektët e 12 qarqeve
Artikulli tjetërTakimi me Shahinin/ 3 maturantë kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në olimpiada ndërkombëtare