Takimi me Shahinin/ 3 maturantë kërkojnë anëtarësimin e Shqipërisë në olimpiada ndërkombëtare

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka patur një takim të veçantë sot me bashkëbisedues 3 maturantë.

3 maturantët shqiptarë kanë realizuar një takim me ministren duke i kërkuar ndihmë dhe asistencë për të anëtarësuar Shqipërinë në olimpiada ndërkombëtare.

“Takova Piron, Enean dhe Marinin, 3 maturantë medalistë në informatikë, fizikë dhe kimi. Duan të garojnë edhe ndërkombëtarisht, kështu që na kërkuan ndihmë për të anëtarësuar Shqipërinë në olimpiada ndërkombëtare. Më bindën me forcën e argumentit dhe elokuencën”, – shprehet Shahini.

Ministrja përfundon fjalën e saj duke thënë se këtë kërkesë të tre maturantëve ekselentë do të mundohet ta realizojë shpejt dhe me shumë dëshirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.